Pse Degradimi Biologjik i mbetjeve në kushte të kontrolluara është i rëndësishëm?

Kur mbeturinat organike prishen në vend grumbullime prodhohet gaz metani. Metani është një gaz serrë i fuqishëm dhe kontribuon shumë në ndryshimin e klimës. Duke kompostuar mbetjet organike, mund ti  kthejmë në një burim të vlefshëm, i cili përdoret për pasurimin e tokës. Tokat e shëndetshme e ruajnë karbonin dhe luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin tonë ushqimor vendas.

Cfarë është komposti i plehrave organike?

Komposti është një pleh organik natyral që përftohet nga fermentimi nën ndikimin e krimbave të tokës dhe baktereve. Komposti është një lëndë ushqyese organike për tokën, e dobishme për të ndihmuar në rritjen më të mirë të bimëve. Përvec alternativës së blerjes së tij në pikat e shitjes, ekziston dhe një mënyrë më ekonomike për ta prodhuar vet, pasi përbërësit e tij janë në fakt mbetjet nga ushqimet e përditshmërisë.

Si të ndërtojmë kazanin e mbetjeve organikë për të prodhuar komposto?

Ja disa hapa të thjeshta për të ndërtuar vet një #tumbler!
– Kazani duhet të ketë një derë/kapak për të hedhur mbeturinat
– Gjithashtu një levë, që të mundësoi rrotullimin e tij.

Kjo është një alternativë ekonomike por ekziston gjithmonë mundësia, që ta blini edhe të gatshëm në pikat e shitjes

Të shpërndajmë informacion mbi tretësin rrotullues

Mund të përdorni posterin bashkangjitur për të ndihmuar në ndergjegjësimin e rëndësisë së trajtimit të mbetjeve organike dhe dobive, që sjell për ekosistemin ndarja e këtyre mbeturinave në burim