EDUKIM & TRAJNIM

Trajtimi i mbetjeve organike ne Sarande

Qyteti bregdetar i Sarandes eshte nje nga destinacionet kryesore turistike ne Shqiperi. Numri i perdoruesve te qytetit disafishohet gjate muajve te veres. Restorantet sezonale aktivizohen ne sherbim te turisteve dhe menuja dominohet nga prodhimet e detit. Ky fluks sezonal i kombinuar me temperatura te larta dhe mungesen e burimeve njerezore ben, qe i gjithe qyteti te karakterizohet nga nje ere e rende mbetjesh per gjate gjithe muajve te veres, me kosha te tejmbushur me mbetje ushqimore. Situata problematike eshte era e keqe e peshkut ne qytetin e Sarandes, per shkak te ndotjes se shkaktuar nga restorantet gjate sezonit veror.

Gjate fundvitit te kaluar Instituti ka marre ne studim nje zone kampion per te analizuar alternativa per zgjidhjen e ceshtjes se mos diferencimit te mbetjeve organike ne burim. Ne ndihme me informacione mbi zonen ka ardhur edhe institucioni i Bashkise Sarande. Ky projekt u mbeshtet nga Shoqeria e Hapur per Shqiperine. Per me shume detaje mbi ecurine e ketij projekti ju ftojme te bashkoheni grupit te vullnetareve ne grupin ne facebook ose te na ndiqni ne instagram:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *